Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Barazimi i Dinamos në Slloveni, presidenti i FSHF-së Armand Duka: Uroj që në “Elbasan Arena” të festohet kualifikimi

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi i Dinamos në Slloveni, presidenti i FSHF-së Armand Duka: Uroj
Dinamo / Presidenti i FSHF, Armand Duka

Dinamo u ndal në barazim me Aluminij, në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Conference League. Sfida e zhvilluar në tokën sllovene, përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.

Pas këtij dueli, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i FSHF-së shprehet besimplotë që ekipi i Ilir Dajës do të kalojë më tej.

“Pas këtij barazimi me vlerë, uroj që më 30 korrik, në “Elbasan Arena”, Dinamo City të festojë kualifikimin. Suksese”, shkruan Duka në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu