Lugano-Dukagjini
Mbyllet ndeshja e parë e turit të dytë kualifikues të Conference League mes Luganos dhe Dukagjinit. Sfida e luajtur në Zvicër përfundoi me shifrat minimale 1-0 në favor të Luganos.
Goli i takimit u shënua në minutën e 31-të me anë të sulmuesit Renato Steffen. Skuadra kosovare nuk arriti të reagonte për të gjetur golin e barazimit, por madje u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87-të me Arvanit Rexhaj.
Sfida mbetet e hapur në takimin e kthimit me Dukagjinin që do të tentojë kualifikimin me një kundërshtar me mjaftë eksperiencë në arenën europiane.
Goli i Renato Steffen (Lugano 1-0 Dukagjini)
Poll
