Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

ZYRTARE/ Një rikthim dhe “goditje” kalibri në sulm, klubi i Kategorisë së Dytë “pa frena” në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një rikthim dhe “goditje” kalibri në sulm, klubi
Jasmin Raboshta

Gramshi ka prezantuar dy afrimet e reja, në vigjilje të sezonit të ri në Kategorinë e Dytë, 2026/27. Jasmin Raboshta dhe Rei Zaimi i janë bashkuar ekipit, duke përforcuar ndjeshëm skuadrën.

“Bomberi” Raboshta vjen me eksperiencën e duhur tek gramshiotët, lëvizje për të cilën “Newsport.al” e raportoi pak ditë më parë. Një golashënues dhe “nuhatës” i shkëlqyer i portës, i cili pas përvojave me klubet elitare si Vllaznia, Elbasani, Teuta dhe Bylis, e së fundmi me Besëlidhjen, do të jetë një “armë” më shumë për ekipin e ri.

Po ashtu, edhe Zaimi i cili konsiderohet si një talent premtues në linën e mbrojtjes, rikthehet në Gramsh për t’i shtuar më shumë cilësi prapavijës.

POSTIMI: 

"Zyrtare | Welcome

KF Gramshi ka kënaqësinë të prezantojë dy afrimet më të reja për sezonin 2026-2027; Jasmin Raboshta dhe Rei Zaimi.

Zaimi, mbrojtësi i talentuar gramshak, rikthehet ne shtëpinë e tij, ku lindi dhe u rrit si futbollist pas disa sezoneve në ekipe elitë të futbollit shqiptarë.

Bomberi Raboshta një emër i njohur për sportdashësit me karrierë të gjatë dhe të spikatur, golashënues dhe nuhatës i shkëlqyer i portës do të veshë fanellën e KF Gramshi.

Dy futbollistët i bashkohen familjes kuqe e bardhë me synimin për të dhënë kontributin e tyre në arritjen e objektivave të klubit në sezonin e ri, kampion te kategorisë së Dytë.

Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj të re!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu