Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Egnatia kërkon historinë, Dede: Jemi gati për sfidën me Celjen

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia kërkon historinë, Dede: Jemi gati për sfidën me
Egnatia - Celje

Në intervistën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme kundër Celjes në raundin e dytë të fazës së kualifikueseve për Champions League. Folën për mediat trajneri Nevil Dede dhe mesfushori Altin Kryeziu në lidhje me pritshmëritë e takimit.

“Ndeshja e neserme do të jetë një ndeshje e fortë, e njohim kundershtarin ashtu sic ato na njohin ne, me dy skuadra te cilat nuk duan te gabojne, mendoj se ndeshja do të varet nga episodet. Deshirojmë të shkruajmë historinë dhe do perpiqemi ta fitojme ndeshjen brenda 90 minutave”, u shpreh trajneri Dede

“Celje eshte nje ekip i forte me individ te cilet kane kualitet, ne kemi ardhur me nje qellim per te fituar ndeshjen dhe per te shkruajtur historine per klubin tone”, mbylli intervistën mesfushori Kryeziu.

Egnatia synon të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në arenën europiane, ndërsa përballja me Celjen pritet të jetë vendimtare për ecurinë e kampionëve shqiptarë në garën më prestigjioze për klube në Europë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF EGNATIA (@egnatia.al)

Poll

Lexo gjithashtu