Mevlan Adili
Mevlan Adili është futbollisti më i ri i Shkëndijës së Haraçinës. Mbrojtësi 32-vjeçar vendosi që të largohej nga Gjilani, për të nisur një aventurë të re me kuqezinjtë në elitën e futbollit maqedonas.
Me klubin e ri, Adili ka firmosur kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë që për të ky është një rikthim në Maqedoninë e Veriut, pasi më herët ka luajtur me Shkupin dhe Shkëndijën e Tetovës.
Gjithashtu, 32-vjeçari njihet edhe në Shqipëri, pasi është aktivizuar me Vllazninë dhe Bylisin. Ndërsa aventura të tjera të Adilit janë me Uta Arad, Zalgiris dhe SKA Khabarovsk.
View this post on Instagram
Poll






