Ronaldo Webster
Shkëndija ka zyrtarizuar arritjen e një marrëveshjeje me klubin rumun Universitatea Craiova për transferimin e futbollistit xhamajkan, Ronaldo Webster. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi tetovar përmes një njoftimi zyrtar.
Palët kanë rënë dakord për kalimin e lojtarit në kampionatin rumun. Webster iu bashkua Shkëndijës në verën e vitit 2024 dhe ishte protagonisht në fitimin e titullit në sezonin 2024/2025, si dhe kontriboi në rrugëtimin historik europian të kuqezinjve në play-off të Uefa Conference League.
Klubi falenderon Ronaldo Websterin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën e tij të re.
View this post on Instagram
Poll
