Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Federata i komunikoi vendimin e ashpër, vjen REAGIMI i kuqezinjve: Skandaloze, bëjmë thirrje të rishikohet!

Shkruar nga NEWSPORT
Federata i komunikoi vendimin e ashpër, vjen REAGIMI i kuqezinjve:
Shkëndija e Tetovës

Vendimi i marrë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë lidhur me një dënim të shpallur ditën e mërkurë, ka sjellë edhe reagimin zyrtar të klubit të Shkëndijës së Tetovës.

Bëhet fjalë pikërisht për një ndëshkim që përfshin një gjobë prej 105 mijë eurosh edhe përjashtim nga garat  europiane.

Pikërisht në këtë deklaratë, shkruhet se sponsori i kuqezinjve ka shkuar deri në pikën e tërheqjes së vetë klubit nga kampionati nëse vendimi nuk rishihet për një verdikt më të drejtë.

Në fund, te Shkëndija kërkojnë që organet e Federatës të reflektojnë menjëherë në interes të klubit dhe të ardhmes së futbollit, pasi në të kundërt nuk do të rrezikonin vetëm ata, por edhe vetë federata me pasojat që do të shoqëroheshin në vazhdim.

DEKLARATA E PLOTË:

Pas vendimit të fundit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ndaj KF Shkëndijës, sponsori i klubit kërkon që ky vendim skandaloz të rishikohet dhe të korrigjohet urgjentisht.

KF Shkëndija ka qenë ndër klubet e pakta që ka funksionuar me seriozitet, korrektësi dhe përputhshmëri të plotë me obligimet sportive e financiare. Kontributi ynë ndër vite ka pasur kosto, mund dhe sakrifica të mëdha. Për më tepër, Shkëndija është klubi që me paraqitjet dinjitoze në Evropë ngriti koeficientin e ligës, nga i cili përfitojnë të gjitha klubet vendore dhe falë të cilit, nga viti i ardhshëm, futbolli ynë do të ketë një vend shtesë në kupat evropiane.

Prandaj, është e papranueshme që me vendime të marra në tavolinë të dëmtohet një projekt serioz dhe ky kontribut të shpërblehet me goditje të qëllimshme. Kjo qasje na shtyn të shqyrtojmë edhe opsionin e tërheqjes nga klubi/futbolli në Maqedoni të Veriut. Nëse FFM nuk e tërheq këtë vendim, atëherë ne si sponsor do ta shqyrtojmë seriozisht vazhdimin e mëtutjeshëm, pasi që ky vendim i cenon të drejtat dhe politikat e klubit.

Presim që organet e FFM-së të reflektojnë me urgjencë, në interes të drejtësisë sportive, klubit dhe të ardhmes së futbollit në përgjithësi.

Poll

Lexo gjithashtu