Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTAR/ Ka luajtur me bardheblutë dhe Partizanin, kapiteni zbulon vendimin për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTAR/ Ka luajtur me bardheblutë dhe Partizanin, kapiteni zbulon vendimin
Bunjamin Shabani

Klubi i Strugës, përmes publikimit në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mesfushorin ofensiv Bunjamin Shabani.

Kapiteni 35-vjeçar e ka hedhur firmën me ekipin strugan deri në verën e vitit 2028-të dhe me shumë gjasa e fundit në karrierë. Në edicionin 2025-2026, Shabani kontriboi me 7 gola dhe 6 asiste, statistika interesante për një mesfushor dhe mbi të gjitha “veteran”.

Lojtari në fjalë, ka qenë pjesë e Partizanit në të kaluarën, sikurse te bardheblutë e Shkupit, Shkëndija e Tetovës apo Drita e Gjilanit. Bunjamin Shabani ka fituar 3 trofe, 2 kampionate me Strugën në Maqedoninë e Veriut dhe 1 tjetër me Dritën në Superligën e Kosovës.  

Poll

Lexo gjithashtu