Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

EKSKLUZIVE/ Kishte edhe një vit kontratë me Strugën, surprizon Bledi Shkëmbi

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Kishte edhe një vit kontratë me Strugën, surprizon
Bledi Shkëmbi

Bledi Shkëmbi do të vijojë që të jetë trajneri i Strugës. Edhe pse kishte edhe një tjetër vit të mbetur në kontratë, “Newsport.al” ka mësuar tekniku korçar ka vendosur të rinovojë me klubin shqiptar.

Kujtojmë që një vit më parë kur Shkëmbi u bashkua me Strugën, ai firmosi një kontratë 2-vjeçare dhe me opsionin e rinovimit për një tjetër vit. Pikërisht atë opsion, trajneri 46-vjeçar ka vendosur që të vendosë në zbatim.

Një vendim surprizë ky nga Bledi Shkëmbi, që tregon qartë se e ardhmja e tij do të jetë në Strugë, për të paktën edhe dy vitet e ardhshme.

46-vjeçari e ka drejtuar Strugën në 35 ndeshje, duke marrë 20 fitore, 5 barazime dhe 10 humbje. Ndërsa në sezonin që lamë pas në elitën e futbollit maqedonas, Struga e mbylli në vendin e 3-të. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu