Vendimi i fundit nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka “tronditur” klubin shqiptar të Shkëndijës së Tetovës. Konkretisht, Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka gjobitur me 105 mijë euro në totalë ekipin tetovarë dhe përjashtimin sezonin e ardhshëm nga Kupa vendase.
Arsyeja është kanalizuar në disa vendime, të cilat marrin trajtë skandaloze. Kuota e 15 mijë eurove vjen për shkakun e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë finales së Kupës karshi Sileks (e humbur 0 – 1).
Kjo nuk ishte e vetmja gjobë, pasi vazhdon me 10 mijë euro për thirrje dhe slogane nacionaliste me përmbajtje fyese në baza kombëtare, 20 mijë euro për shfaqjen e një banderole me përmbajtje naziste, refuzimi i pranimit të medaljeve në ceremoni, si dhe për sjellje degraduese dhe mosrespektuese ndaj zyrtarëve dhe ekipit kundërshtar.
Vazhdon më tej, mosrespektimi i himnit kombëtar i ka kushtur Shkëndijës edhe 30 mijë euro të tjera. Në kampionat, kuqezinjtë e Tetovës e mbyllën në vendin e 2-të.
