Shkëndija Haraçinë
Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet “play-out” të ligës elitare të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Surprizat nuk munguan, teksa u shënua një total prej 3 golash në të dy këto sfida.
Brera Strumica nuk ia doli që të mbijetonte, duke u mposhtur minimalisht në shtëpi nga FK Skopje. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi mesfushori Dusko Trajcevski, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 88-të.
Në krahun tjetër, klubi shqiptar i Shkëndijës së Haraçinës është ngjitur në elitë, pasi mposhti nga “ruleta e penalltive” ekipin e Pelister. Pas barazimit 1-1, ekipi shqiptar u tregua më i saktë në gjuajtjen e 11-metërshave.
Poll
