Një incident i rëndë është regjistruar në Bruksel, aty ku futbollisti Mohammed Fuseini ka rënë pre e një grabitje të tmerrshme.
Pamjet që janë shpërndarë me shpejtësi të menjëhershme në rrjetet sociale, tregojnë momentin kur 24-vjeçari rrethohet nga pesë persona dhe i marrin sende me vlerë si portofolin, dy telefonat të markës Iphone dhe një orë Rolex.
Menjëherë pas këtij incidentit ka ardhur edhe reagimi i policisë vendase që nisi pa humbur kohë hetimet për rastin dhe autorët e përfshirë, ku dy prej tyre tashmë janë arrestuar.
Fuseini është një futbollist i njohur në Belgjikë, pasi në fundin e sezonit 2024/25 u shpall kampion me ekipin Union Saint-Gilloise, edicion në të cilin mposhtën edhe rivalitetin me Clube Brugge për të 12-tin titull në histori dhe të parin në elitë që prej vitit 1935.
*Viewer discretion advised
— Owuraku Ampofo (@_owurakuampofo) July 28, 2026
Ghana winger ???????? Mohammed Fuseini was robbed in Brussels over the weekend as he was ambushed by five men. The robbers got away with the player’s wallet, 2 iPhones and watch. Investigations are underway with the police already arresting two of the… pic.twitter.com/991xTn1RFO






