Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Kërkohet një zëvendësues për Harry Kane, Bayern Munich ia “hedh grepat” sulmuesit të Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet një zëvendësues për Harry Kane, Bayern Munich
Bayern Munich

Me largimin e Nicolas Jackson, Bayern Munich ka nisur nga puna për një tjetër sulmues, që të jetë zëvendësues i Harry Kane. Tashmë, drejtuesit e klubit gjerman e kanë “piketuar” të preferuarin.

Bëhet fjalë për Junior Korupi, i cili momentalisht aktivizohet me skuadrën e Bournemouth në Premier League. 19-vjeçari francez pëlqehet edhe nga trajneri Vincent Kompany dhe shihet si përforcimi ideal për repartin ofensiv.

Kërkohet një zëvendësues për Harry Kane, Bayern Munich
Junior Kroupi

Kontrata e Korupi me klubin e Premier League përfundon në verën e vitit 2030, ndërsa vlera e tij është rreth 40 milionë euro. Nuk përjashtohet mundësia, që Bayerni të kërkojë edhe një huazim me të drejtë blerje.

Ndërkohë që në sezonin që lamë pas, 19-vjeçari bëri mjaft mirë. Korupi ia doli që të gjente rrugën e rrjetës në 13 raste, duke theksuar se nuk ka qenë një titullar fiks.

 

Poll

Lexo gjithashtu