Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Rio Ferdinand fiton më shumë pas futbollit, ish-ylli i Man United ndërton perandori biznesi

Shkruar nga NEWSPORT
Rio Ferdinand fiton më shumë pas futbollit, ish-ylli i Man United
Rio Ferdinand

Rio Ferdinand ka zbuluar se jeta pas futbollit i ka sjellë të ardhura edhe më të mëdha se ato që përfitonte gjatë kohës te Manchester United.

Ish-mbrojtësi anglez, i cili dikur fitonte rreth 7 milionë euro në vit me “Djajtë e Kuq”, pranoi se sot të ardhurat e tij janë pothuajse dyfish më të larta.

47-vjeçari ka ndërtuar një rrjet të gjerë aktivitetesh në botën e mediave dhe biznesit, përmes podkastit “Rio Ferdinand Presents”, sponsorizimeve dhe investimeve private.

Sipas mediave britanike, pasuria e tij neto kalon 65 milionë euro, ndërsa ai është i përfshirë në kompani sportive, zhvillim biznesi dhe projekte të lidhura me futbollin.

Në podkastin “The Long Play”, Ferdinand u shpreh se vitet e fundit kanë qenë më fitimprurëset për të. “Ndoshta në vitet e fundit kam fituar më shumë para”, deklaroi ish-mbrojtësi anglez.

Ai shtoi gjithashtu se vazhdon ta dojë Anglinë, por e sheh jetën e tij të re si “një kapitull të freskët dhe ndryshe”.

Poll

Lexo gjithashtu