Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

TRONDITËSE/ FIFA e përjashtoi nga Botërori, arbitri 37-vjeçar gjendet i vdekur në banesë

Shkruar nga NEWSPORT
TRONDITËSE/ FIFA e përjashtoi nga Botërori, arbitri
Rob Dieperink

Arbitri holandez Rob Dieperink është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare, lajm që është konfirmuar nga Federata Holandeze e Futbollit. Trupi i tij u gjet pa shenja jete në banesë, ndërsa policia bëri të ditur se hetimet janë mbyllur dhe se nuk ka prova që në ngjarje të jenë përfshirë persona të tjerë.

Dieperink ishte një emër i njohur në arenën ndërkombëtare, duke qenë pjesë e ekipit të VAR-it në EURO 2024, ku punoi edhe në sfidën Itali-Shqipëri. Ndeshja e fundit e drejtuar prej tij ishte miqësorja mes Go Ahead Eagles dhe Apollon FC.

Arbitri kishte qenë fillimisht në listën e FIFA-s për Kupën e Botës 2026, por u hoq pas një incidenti në Londër pas një ndeshjeje të Conference League. Ai ishte arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj një të mituri, por më vonë u lirua pasi akuzat u rrëzuan për mungesë provash, megjithatë FIFA vendosi ta përjashtonte nga lista e gjyqtarëve të turneut.

Poll

Lexo gjithashtu