Agustin Torassa
Mesfushori defensiv nga Argjentina, Agustin Torassa, ka shpërndarë “story” në rrjetet sociale, duke ia adresuar kampionëve të Botës, kombëtares “Albiçeleste”.
“Gjithçka është gati”, shkruan Torassa, ndërsa i ka lyer fokët me ngjyrat e flamurit argjentinas. Leo Messi me shokët do të debutojnë këtë edicion më datën 17 qershor kundër Algjerisë, ndërsa vijnë me “petkun” e kampionëve.
Përsa i takon Torassës, mesfushori ka dhënë kontribut të vyer për Tiranën dhe Partizanin në Superiore, ndërsa fitoi titullin me bardheblutë në sezonin 2019-2020. Aktualisht, 37-vjeçari amerikano-latin luan në Serie D të Italisë me Afragolese.
"Story" i Agustin Torassës
Poll
