Është mbyllur java e fundit në Bundesliga, aty ku u zhvilluan paralelisht 9 ndeshje në të njëjtin orar.
Bayerni nuk është kursyer aspak përballë Kolnit në shtëpi, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 5-1. Me këtë rezultat, bavarezët shkojnë në kuotën e 89 pikëve, ndërsa miqtë mbeten të 14-tët me 32 pikë.
Në sfidat e tjera, Borussia Monchengladbach ka fituar përballë Hoffenheim me rezultatin 4-0 duke i mohuar këtyre të fundit kualifikimin në zonën Champions, ndërsa Dortmund e ka mbyllur në vendin e dytë, pas suksesit në transfertë duke mposhtur Werder Bremer 0-2.
Freiburg ka dalë fitimtar në takimin përballë Leipzig duke fituar 4-1 dhe me këto shifra, skuadra arrin zonën europiane duke u renditur në pozitën e 7-të me 47 pikë.
Sakaq, dy ndeshje kanë përfunduar në barazim, mes Eintracht Frankfurt – Stuttgart (2-2) dhe Bayer Leverkusen – Hamburger (1-1).
Në anën tjetër, Wolfsburg bëhet skuadra e tretë që bie një kategori më poshtë, pavarësisht fitores së arritur në transfertë përballë St Paulit me rezultatin 1-3, duke iu bashkuar pikërisht këtij kundërshtari dhe Heidenheimit dhe do të luajë në ligën e dytë gjermane për nga rëndësia në sezonin e ardhshëm.
