Lars Bender dhe Sven Bender
Bayern Munich ka zgjedhur t’i besojë drejtimin e akademisë, Lars Bender, i cili është emëruar në krye të moshave U-17 për sezonin e ardhshëm 2026-27.
“Bavarezët” e kanë prezantuar gjermanin në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen në këtë kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij.
Bender do të ndihmohet nga dy asistentët e tij, Philipp Deppner dhe Benjamin Kauffmann.
Kujtojmë se në karrierën si futbollist, 37-vjeçari ka luajtur fillimisht për TSV 1860 Munich përpara se ta kalonte te Bayer Leverkusen në vitin 2009, aty ku luajti 12 vite përpara se të transferohej te TSV Brannenburg, klubi i tij i fundit.
View this post on Instagram
Poll
