Bayern Munich mbylli sezonin 2025/2026 me titullin kampion në Gjermani, diçka jo e re për ta. Në Champions League s’ia dolën, ndërsa presin edhe finalen e Kupës përballë Stuttgartit.
Sulmi i bavarezëve ishte perfekt këtë sezon, por për repartin difensiv nuk mund të thuhen të njëjtat fjalë. Pikërisht mbrojtja, ishte ajo që “futi ujë” tek rekordmenët gjermanë dhe për këtë ka nisur puna.
Në prag të merkatos së verës, Bayern Munich ka “shënjestruar” edhe disa mbrojtës të mundshëm, të cilët mund të transferohen në “Allianz Arena”. Një ndër ta është edhe mbrojtësi i Interit, Yann Bisseck.
25-vjeçari gjerman zhvilloi një sezon pozitiv me fanellën e kampionëve të Italisë, duke rënë kështu në sy të bavarezëve. Interesimi shihet të jetë konkret, por nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi në garë janë edhe klubet e Premier League angleze.
Diçka që mund të favorizojë Bayernin është vendlindja e vetë Bisseck, Gjermania. Një rikthim në atdhe, do të ishte mirë për vetë futbollistin, por edhe për familjen e tij.
Në këtë sezon, Bisseck ka luajtur jo pak, por 35 ndeshje me fanellën e Interin, duke u kthyer në lider. Ai ia ka dalë që të shënojë 3 gola dhe të asistojë në 3 të tjerë edhe pse pozicioni si qendërmbrojtës nuk ia “detyron” diçka të tillë.
