Arsenal ka fituar në shtëpi përballë Burnley, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Emirates”, përfundoi me shifrat 1-0.
Golin e vetëm në këtë sfidë plotë emocione, e shënoi Kai Havertz. Sulmuesi gjerman i ekipit londinez e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 37-të, falë një krosimi të harkuar nga Bukayo Saka.
Kështu, Arsenal shkon në kuotën e 82 pikëve duke “blinduar” vendin e parë, 5 më shumë se City ndjekës, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.
Sfida e radhës për ekipin e Mikel Artetës është ajo përballë Crystal Palace në transfertë, të dielën e 24 majit, duke nisur prej orës 17:00. Në rast fitoreje, “Topçinjtë” do të “rrëmbenin” titullin kampion.
Goli i Kai Havertz (Arsenal 1-0 Burnley)
