Sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 23:00, Norvegjia dhe Anglia do të zbresin në fushën e “Hard Rock Stadium” në Miami për të zhvilluar çerekfinalen e Kupës së Botës 2026. Dy kombëtaret do të luftojnë për një vend mes katër më të mirave të turneut, në një duel që pritet të jetë ndër më spektakolarët e kësaj faze.
Anglia, e renditur e katërta në klasifikimin e FIFA-s, vjen si një nga favoritët e kompeticionit, ndërsa Norvegjia, që mban vendin e 31-të në renditje, synon të vazhdojë surprizën e saj historike në këtë Botëror. Të dyja skuadrat kanë treguar karakter në fazën me eliminim direkt dhe premtojnë një përballje me ritëm të lartë.
Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, duke qenë vetëm dy ndeshje larg trofeut më të rëndësishëm në futbollin botëror. Ekipi që triumfon sonte, do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Argjentinë - Zvicër.
