Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Lamine Yamal “kërcënon” hapur Francën: Duhet të keni frikë nga ne, ju kemi eliminuar edhe më herët

Shkruar nga NEWSPORT
Lamine Yamal “kërcënon” hapur Francën: Duhet të
Lamine Yamal

Spanja fitoi 2-1 përballë Belgjikës, duke shkuar kështu në gjysmëfinalen e Botërorit 2026. Pikërisht në gjysmëfinale, “Furia e Kuqe” do të përballet me Francën, më 14 korrik. Ndërkohë që Lamine Yamal ka një mesazh për “Gjelat”.

“Nëse Franca duhet të ketë frikë nga dikush, jemi ne. Ne i kemi eliminuar ata më parë. I kemi mundur dy herë. Sinqerisht, mendoj se jemi dy ekipet më të mira në Kupën e Botës, kështu që do të shohim se çfarë ndodh, por nuk kemi asnjë frikë”, ishin fjalët e 18-vjeçarit.

Deri më tani në Kupën e Botës, sulmuesi i Barcelonës ka shënuar vetëm një gol. Talenti e gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 4-0 që Spanja arriti përballë Arabisë Saudite.

Poll

Lexo gjithashtu