Shqipëri - Luksemburg
Danel Sinani është futbollisti më i ri i Sampdoria. Sulmuesi 29-vjeçar i lindur në Beograd vendosi të largohej nga St.Pauli, për të nisur një aventurë të re në Serie B italiane.
Me klubin e ri, futbollisti me prejardhje shqiptare ka firmosur kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërkohë që për shërbimet e tij, italianët s’kanë shpenzuar “asnjë kacidhe”, pasi ishte lojtar i lirë.
Kujtojmë se Sinani ishte ai që shënoi në miqësoren Shqipëri – Luksemburg, e fituar nga këta të fundit me shifrat 0-1. Pikërisht ai gol i shënuar më 6 qershor, është i fundit për 29-vjeçarin.
View this post on Instagram
Poll
