Joao Cancelo dhe Cristiano Ronaldo
Me përfundimin e Kupës së Botës për Portugalinë, shumë prej yjeve të skuadrës do të nisin menjëherë me diskutimet për të vënë pikat mbi i, sa i takon të ardhmes. Njëri prej tyre është mbrojtësi i krahut të djathtë, Joao Cancelo.
Pas përvojës 6 mujore si i huazuar te Barcelona, ai është kthyer sërish në Ligën saudite tek klubi i Al Hilal. Megjithatë, siç raporton media spanjolle, "Diaro AS", thuhet se katalanasit janë shumë pranë sigurimit të shërbimeve të tij, ndërsa kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u sqaruar.
Kontrata e re që Cancelo do të nënshkruajë vlen për dy sezonet e ardhshme dhe shuma që mësohet se do të paguajë Barcelona në arkat e klubit arab është 10 milionë euro.
Poll
