Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E RËNDË! Ishte martuar 5 muaj më parë dhe po priste të bëhej baba, vritet portieri 32-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
E RËNDË! Ishte martuar 5 muaj më parë dhe po priste të
Portieri palestinez Saleem Al-Ashqar

Sulmet nga forcat izraelite në Rripin e Gazës po vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. I radhës që ka mbetur i vrarë është edhe portieri 32-vjeçar palestinez Saleem Al-Ashqar.

Lajmi i vdekjes së tij u konfirmua edhe nga Federata palestineze e futbollit, e cila shkroi se Al-Ashqar u bë pjesë e listës fatkeqe të sportistëve që kanë humbur jetën gjatë luftës, që prej se kur nisi në tetorin e vitit 2023.

32-vjeçari ishte pjesë e ekipit të Khadamat Khan Younis dhe po priste të bëhej baba për herë të parë së bashku me partneren e tij, me të cilën ishte martuar 5 muaj më parë. Një dhimbje e madhe për familjen dhe gjithë komunitetin sportiv në Palestinë.

Poll

Lexo gjithashtu