Mason Greenwood dhe Paul Pogba
Pas transferimit të Vedat Muriqit nga Mallorca, Fenerbahce nuk ka ndërmend të ndalet dhe për këtë arsye, klubi ka zgjedhur objektivin e ri në këtë merkato.
Mason Greenwood është lojtari i radhës që ka përfunduar nën “lupën” e gjigantit turk, dhe siç raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ata po bëjnë gati dhe ofertën që do t’ia dërgojnë klubit të Olympique Marseille.
Mësohet se shuma që do të paguhet kap 50 milionë eurot dhe shumë shpejt pritet të ketë një përgjigje përfundimtare. Edhe vetë sulmuesi anglez është shprehur i hapur për këtë kalim.
View this post on Instagram
Poll
