Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zyrtarizoi Ylber Ramadanin një ditë më parë, klubi turk nuk ndalet dhe gjen akordin me ish-in e Dortmundit

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtarizoi Ylber Ramadanin një ditë më parë, klubi turk nuk
Robert Lewandowski dhe Pierre Emerick - Aubameyang

Corum FK e ka marrë seriozisht merkaton e verës, duke bërë goditje të rëndësishme, në vigjilje të sezonit të ri në Superligën turke.
 
Pasi njoftuan përmes një prezantimi, transferimin e mesfushorit shqiptar, Ylber Ramadani, ekipi turk ka gjetur edhe gjuhën e përbashkët me sulmuesin Pierre Emerick-Aubameyang, i cili është momentalisht pjesë e Olympique Marseille në Francë.
 
Ganezi ka dhënë dritën jeshile për këtë kalim dhe ajo çfarë mbetet është vetëm gjuha e përbashkët mes të dyja klubeve, për të bërë realitet një tjetër goditje të nivelit të lartë.

Kujtojmë se Aubameyang ka një përvojë vërtetë të pasur në kampionatet europiane, ku ka luajtur për 5 sezone te Borussia Dortmund në Bundesligën gjerman. Po ashtu, 37-vjeçari ka veshur fanellën e Barcelonës në LaLiga, atë të Milanit në Serie A si dhe të Chelseat dhe Arsenal në Premier League. 

Poll

Lexo gjithashtu