Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Bayern “harron” eliminimin në Champions dhe “kafshon” Wolfsburg! Prishet “magjia” e Harry Kane

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bayern “harron” eliminimin në Champions dhe
Wolfsburg - Bayern Munich

Pas eliminimit mes polemikash në mesjavë kundër PSG-së në Champions League, Bayern Munich është rikthyer te fitorja. Në javën e 33-të të Bundesligës, bavarezët fituan 1 – 0 ndaj Wolfsburg, vendosi goli i anësorit Olise në minutën e 56-të.

Befasia më e madhe në këtë përballje përkoi me Harry Kane. Bomberi anglez humbi çuditërisht penalltinë në minutën e 36-të. Ka kalur një kohë e gjatë që sulmuesi nuk gabonte nga pika e bardhë.

Deri në mbyllje të këtij sezoni në të gjitha kompeticionet, Bayern Munich ka në program edhe dy ndeshje, karshi Koln në Bundesligë, aty ku do fitojnë titullin dhe finalja e Kupës së Gjermanisë ndaj Stuttgart, 23 maj.  

 

Poll

Lexo gjithashtu