Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich mund të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948

Shkruar nga NEWSPORT
Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich mund të barazojë rekordin
Bayern Munich

Bayern Munich po zhvillon një sezon spektakolar, pavarësisht se eliminimi nga Champions League mes polemikave e “zbehu” disi ecurinë e tyre. Megjithatë, kjo skuadër e drejtuar nga Vincent Kompany, po futet në librat e historisë së futbollit.

Deri më tani, Bayern ka shënuar në kampionat plot 117 gola, një shifër tepër e frikshme. Ata ndodhen në vendin e 5-të momentalisht, pasi para kanë Milanin e sezonit 1949-1950 me 118 gola, po aq sa Real Madrid i sezonit 2014-2015.

Po skuadra e “Los Blancos” mban vendin e dytë, por ajo e sezonit 2011-2012, me 121 gola. Ndërsa një sezon futbollistik me më shumë gola në “Top 5” ligat evropiane, e mban rekordin Torino me 125 të tillë, të shënuar gjatë sezonit 1947-1948.

Tashmë, bavarezëve u duhen 8 gola për të arritur vendin e parë, ndërsa në ndeshjen e fundit të kampionatit do të përballen me Koln. Një shifër e vështirë për t’u arritur, por jemi mësuar që bavarezët të surprizojnë.

Poll

Lexo gjithashtu