Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Një “makineri” e frikshme golash, Bayerni "i lë targën" Real Madridit pas fitores ndaj Koln

Shkruar nga NEWSPORT
Një “makineri” e frikshme golash, Bayerni "i lë
Bayern Munich

Një mbyllje për “kornizë” mund të quhet ajo e Bayernit përballë Kolnit, sfidë e cila u mbyll në shifrat e thella 5-1 në favor të bavarezëve.

Harry Kane ishte absolutisht më i miri në fushën e lojës me tripletë golash, teksa Bischof dhe Jackson shënuan dy golat që kompletuan një ditë “magjike” e që kulmoi me festën e përligjur të “djemve” të Vincent Kompany që ngritën lart dhe trofeun e kampionit.

Një “makineri” e frikshme golash, Bayerni "i lë
Skuadra e Real Madridit në sezonin 2011-12

Megjithatë, kampionët e Bundesligas kanë dhe një arsye më shumë për t’iu gëzuar këtij triumfi. Me “manitën” e shënuar në “Allianz Arena”, Bayerni ka kaluar Real Madridin sa i takon rekordit të golave të shënuar në top 5 kampionatet elitare të Europës.

Në mbi 34 ndeshje të zhvilluara, skuadra gjermane ka shënuar 122 gola duke “i rrëmbyer” fronin madrilenëve që e mbanin këtë rekord në sezonin 2011/12 me 121 të tillë, kur në stol asokohe ishte pikërisht Jose Mourinho, trajneri që është shumë pranë kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Poll

Lexo gjithashtu