Dëmtimet e kanë mbajtur "peng", por vlerat e tij në fushën e lojës nuk janë diskutuar për asnjë çast, sa herë është dashur kontributi i tij në vijën e mbrojtjes, duke u kthyer në një element të rëndësishëm për Borussia Dortmund.
Megjithatë, çdo gjë e ka një fund dhe Niklas Sule ka marrë vendimin për të lënë përfundimisht futbollin, pas vuajtjeve të njëpasnjëshme, çfarë kanë "lodhur" dhe fizikisht shtatlartin e mbrojtjes.
Njoftimi është bërë publik nga vetë klubi i Dortmund që shkruan në rrjetet sociale se në fund të sezonit, 30-vjeçari do të "varë këpucët në gozhdë".
Kujtojmë se Sule ka qenë protagonist në fitoren e Champions League, kur asokohe luante për rivalët e Dortmund, Bayern Munich, në vitin 2020. Krahas këtij trofeu të fituar, ai numëron dhe 5 kampionate, një Superkupë të UEFA-s, një Kupë të Gjermanisë dhe një tjetër që i përket Botërorit të Klubeve.
Niklas Süle wird seine aktive Fußballkarriere nach dem letzten Spieltag der Saison 2025/26 beenden. Dies gab der 30-Jährige Verteidiger nun im Podcast "Spielmacher" bekannt.
— Borussia Dortmund (@BVB) May 7, 2026
Mehr dazu hier: https://t.co/LI353bTa6q pic.twitter.com/Rwf5EWQxW0
