Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Bayern Munich “lëviz gurët” në merkato, klubi gjerman gati të transferojë liderin e Atalantës

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munich “lëviz gurët” në merkato, klubi gjerman
Juventus - Atalanta

Bayern Munich ka filluar të lëvizë gurët për merkaton verore që është në prag. Duke parë që titullarët kanë një nivel të lartë, por stoli jo, për këtë të fundit klubi gjerman kërkon përforcime.

I radhës që është “piketuar”, është lideri i Atalantës, Charles De Ketelaere. Ky i fundit shihet si përforcimi ideal dhe si zëvendësues i Musialës në repartin e sulmit, për të luajtur pas Harry Kane.

Bayern Munich “lëviz gurët” në merkato, klubi gjerman
Charles De Ketelaere

25-vjeçari belg vlerësohet rreth 35 milionë euro, shifër mjaft e përballueshmë për klubin e Bayernit. Por ajo ç’ka pengon paksa “operacionin” është kontrata deri në vitin 2028 që De Ketelaere ka me bergamaskët.

Megjithatë, vetë futbollisti e ka dhënë “dritën jeshile”. Ndërsa drejtuesit e Bayern Munich po presin fundin e sezonit, për t’u futur me kokë në bisedimet me Atalantën dhe për të finalizuar sa më shpejt këtë transferim.

Poll

Lexo gjithashtu