Vëllai i Kvicha Kvaratskhelia, Tornike Kvaratskhelia është gati për të hedhur hapin e madh në karrierë. Mediat raportojnë se Bayern Munich është shumë pranë transferimit të 16-vjeçarit.
Ky i fundit luan si sulmues i majtë, në rolin që po bën “namin” me PSG-në edhe vëllai i tij. Pavarësisht interesimeve të tjera edhe nga Premier League, duket se Tornike Kvaratskhelia do të transferohet te Bayern, si klubi më serioz në bisedime.
Ky lajm vjen vetëm një ditë para ndeshjes Bayern Munich – PSG, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të UEFA Champions League. Aty, Kvicha Kvaratskhelia do të kërkojë të eliminojë ekipin e ardhshëm të vëllait.
Përsa i përket 16-vjeçarit, ai e ka nisur karrierën me Inter Gjeorgjia. Në janar të këtij viti u bashkua me Dinamo Tbilis II, aty ku po bën mjaft mirë. Ai gjithashtu ka edhe 9 ndeshje me përfaqësuesen gjeorgjiane U16 dhe U17, si dhe 2 gola të shënuar.
