Bisedimet mes Bayern Munich dhe Konrad Laimer për rinovimin e kontratës kanë ngecur. Shkak është bërë paga, pasi klubi gjerman nuk dëshiron që ta rrisë ndjeshëm rrogën që përfiton austriaku.
Edhe pse 28-vjeçari është titullar absolut, duket se te klubi bavarez kanë vendosur “limitin” përsa i përket pagave. Ndërsa vetë futbollisti që bën disa role në fushë, la gjithçka të hapur, por edhe “sms” për Bayernin.
“Në fund të fundit, gjithçka ka të bëjë me vlerësimin. Që paraqitjet që ke bërë ndër vite të njihen në njëfarë mënyre”, u shpreh Laimer.
Kujtojmë që kontrata e austriakut është e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Nëse nuk bien dakord për rinovim, Bayern Munich mund ta shesë Laimer që këtë verë, nëse vjen oferta e duhur.
