Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të javës së 33-të dhe të parafundit të Bundesligës gjermane. Në këto sfida pati surpriza, teksa u shënua edhe një total prej 12 golash.
Leipzig ia doli që të triumfonte me shifrat 2-1 përballë St.Pauli, duke siguruar edhe pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. Në krahun tjetër, Stuttgart i dha leksione Leverkusen, duke e mposhtur 3-1.
Këta të fundit mbeten jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe do të militojnë në Europa League.
Në ndeshjet e tjera, Hoffenheim fitoi 1-0 përballë Werder Bremen, ndërsa Augsburg “likuidoi” 3-1 Borussia Monchengladbach. Java e fundit pritet të jetë e zjarrtë, pasi Hoffenheim ka ende shpresa për Champions.
