Yan Diomande
Yan Diomande është kthyer në “mollë sherri” për Liverpool dhe Paris Saint-Germain. Të dy klubet “big” të kontinentit, kanë nisur bisedimet për të transferuar sulmuesin 19-vjeçar.
Vendimi përfundimtar i takon sulmuesit të Leipzig, ndërsa klubi gjerman kërkon jo më pak se 100 milionë euro për ta lënë futbollistin të lirë. Edhe pse klubi i Bundesligës kërkon që t’i ofrojë një kontratë të re sulmuesit, ky i fundit dëshiron largimin.
Nëse Diomande do të transferohet te PSG, atëherë Liverpool do të hidhej në sulm për yllin e parisienëve, Bradley Barcola. Kështu, do të kishim një “efekt domino” në merkaton e verës. Por gjithçka varet nga Diomande.
Poll
