Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Ylli anglez drejt Bundesligës, drejtuesi i Bayern Munich jep "sinjalet" e para për sulmuesin

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli anglez drejt Bundesligës, drejtuesi i Bayern Munich jep
Anthony Gordon dhe Bukayo Saka

Anthony Gordon është një nga emrat më të përfolur të merkatos në ishull. Sulmuesi është përfolur për një kalim tek Bayern Munich në dritaren e ardhshme të transferimit.

Për të hedhur dritë mbi këtë tratativë të mundshme, drejtori sportiv i Bayerni-t, Max Eberl, ka mbajtur një komunikim për mediat, ku ka folur gjithashtu për ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Ai ka dhënë sinjalet e para se Anthony Gordon po bëhet gati për t’u transferuar në Gjermani, por zgjodhi të mos përmend në mënyrë direkte emrin e tij.

Kemi bërë disa rinovime kontratash. Skuadra jonë është e balancuar dhe nuk do të bëjmë shumë ndryshime, ndoshta një ose dy pozicione. Në sulm? Po, kemi një emër në mendje dhe do të ndodh nëse arrihen termat financiarë. A kemi folur me të? Po, ka qenë një bisedë pozitive”, u shpreh drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë.

Poll

Lexo gjithashtu