Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

BOTËRORI 2026/ Risia e Kupës së Botës mban "firmën" e Del Pieros, FIFA sjell sonte ndryshimin e momentit ikonik në futboll

Shkruar nga NEWSPORT
BOTËRORI 2026/ Risia e Kupës së Botës mban
Botërori 2026 - Del Piero 2006

FIFA ka prezantuar zyrtarisht një risi në protokollin para ndeshjeve të Kupës së Botës 2026. Nga ky edicion, gjatë interpretimit të himneve kombëtare në fushë do të jenë të pranishëm të 26 lojtarët e çdo kombëtareje dhe jo vetëm 11 titullarët, siç ka ndodhur tradicionalisht.

Rregulli i ri do të zbatohet për herë të parë në ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shpjegoi se ndryshimi synon të forcojë frymën e grupit dhe të krijojë një ndjenjë më të madhe uniteti përpara fillimit të ndeshjeve.

Sipas FIFA-s, ideja është frymëzuar nga Alessandro Del Piero, i cili kishte propozuar që i gjithë grupi i lojtarëve të përjetojë së bashku një nga momentet më emocionuese të futbollit. Kjo risi është pjesë e përpjekjeve të FIFA-s për t’i dhënë më shumë simbolikë dhe spektakël momenteve para ndeshjeve të Botërorit.

Poll

Lexo gjithashtu