Meksika dhe Afrika e Jugut do të çelin siparin e Kupës së Botës, në ndeshjen e grupit A. Takimi i cili do të zhvillohet në stadiumin "Estadio Banorte", do të nisë prej orës 21:00.
Për këtë përballje, dy trajnerët Javier Aguirre dhe Hugo Broos kanë vendosur dhe për 11-shen që do të hedhin në fushë që prej minutës së parë.
Kujtojmë se Meksika është pritëse e këtij turneu dhe do kërkojë ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë duel, teksa Afrika e Jugut do përpiqet t'i surprizojë. Para nisjes së ndeshjes, fillimisht do të mbahet ceremonia hapëse.
FORMACIONET ZYRTARE:
MEKSIKA ( 4-1-2-3 ) - Rangel; Montes, Vasquez, Reyes, Gallardo, Lira, Fidalgo, Gutierrez, Montes, Quinones, Alvarado, Jimenez. Trajner: Javier Aguirre.
AFRIKË E JUGUT ( 5-3-2 ) - Williams; Modiba, Mbokazi, Sibisi, Mudau, Okon, Mokoena, Sithole, Adams, Foster, Rayners. Trajner: Hugo Broos.
