Foto e gjeneruar nga AI/ Meksikë - Angli
Anglia do të përballet me Meksikën në fazën e 1/16-ave në Kupën e Botës 2026, ndërsa dueli do të mbahet në Mexico City, kryeqyteti i “Astekëve”.
Ndeshja është planifikuar të mbahet më datën 6 korrik, 02:00 të mesnatës me orën lokale në Shqipëri. Statistikë domethënëse dhe “drithëruese” për Anglinë përkon me stadiumin “Estadio Azteca”.
Ky impiant, ka kapacitet prej 87.523 spektatorë. Në 56 vitet e fundit, Meksika në ndeshjet kompetitive që ka luajtur në këtë “tempull”, numëron vetëm 2 humbje në 89 ndeshje.
Kombëtaret që kanë dalë fituese në ndeshje zyrtare kundër meksikanëve në stadiumin “Azteca” janë Kosta Rika (2 – 1, 16 qershor 2001) dhe Hondurasi (2 – 1, 6 shtator, 2013).
Poll
