Granit Xhaka
Zvicra do të përballet me Argjentinën në orët e para të 12 korrikut, në kuadër të çerekfinales së Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në “Arrowhead Stadium”, nis në orën 03:00.
Në prag të këtij dueli, ka folur edhe kapiten i zviceranëve, Granit Xhaka. Ky i fundit është shprehur besimplotë, edhe pse përballë do të ketë kampionët e Botës në fuqi.
“Nuk kemi ardhur këtu për të ndaluar tani. Kur je kaq afër, uria për sukses bëhet edhe më e madhe. Objektivi ynë numër një është ta fitojmë ndeshjen. Sot kjo është një Zvicër krejt tjetër, me një brez tjetër dhe me një mentalitet tjetër”, u shpreh Xhaka.
Poll
