Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Alessandro Nesta nis aventurën e re, ish-mbrojtësi i Milanit ulet në pankinën e ekipit italian

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Alessandro Nesta nis aventurën e re, ish-mbrojtësi i Milanit
Alessandro Nesta

Alessandro Nesta është trajneri i ri i Avellino. Pasi mbylli aventurën e tij me Monzën një vit me parë, 50-vjeçari rikthehet në pankinë për të drejtuar ekipin e Serie B italiane.

Me klubin e ri, ish-mbrojtësi i Milanit dhe Italisë ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

“Duke filluar nga 1 korriku 2026, stafi teknik i zotit Nesta do të përbëhet nga ndihmëstrajneri  Lorenzo Rubinaçi , asistentët teknikë Massimo Lo Monaco dhe Vincenzo Varrica , përgatitësi atletik Luca Morellini , trajneri i portierëve Raffaele Clemente dhe analisti i ndeshjeve Federico Soldano”, shkruan ndër të tjera klubi i Avellino.

Kujtojmë se karrierën e tij si trajner, Nesta e ka nisur në vitin 2015 në SHBA me ekipin e Miami FC. Më vonë, 50-vjeçari ka drejtuar skuadra italiane si Monza, Reggiana, Frosinone dhe Perugia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Avellino 1912 (@usavellino1912_official)

 

Poll

Lexo gjithashtu