Kenzo Kies
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, aty ku futbollisti Kenzo Kies ka humbur jetën në mënyrë tragjike në moshën 20-vjeçare.
Siç raportojnë mediat lokale në vend, mësohet se 21-vjeçari ka qenë duke pushuar me dy miqtë e tij në liqenin Rhone të Lyon në Francë, kur dallgët i morën përpara, duke bërë që Kies të mos mbijetojë dot.
Edhe pse notimi në atë zonë është i ndaluar, të tre ata kanë vendosur të kalojnë momente qetësie, por që në fund, rezultoi fatal për vetëm njërin prej tyre. Si futbollist, Kies luajti për skuadrat B të Saint Ettiene dhe EA Guingamp.
Poll
