Adrian Bajrami po përgatit rikthimin në futbollin portugez, por këtë herë jo te Benfica. Ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare që “tradhtoi” ngjyrat kuqezi për Zvicrën, do të ndryshojë ambient.
Ai do të largohet nga Luzern, për të nisur një aventurë të re me fanellën e Braga. Sipas gazetarit Lorenzo Lepore, akordi është arritur dhe firma e 24-vjeçarit me klubin portugez do të vijë së shpejti, ndërsa të dielën do të kryejë edhe vizitat mjekësore.
Kujtojmë se Bajrami e ka nisur karrierën e tij në Zvicër me të rinjtë e Young Boys, për të kaluar te akademia e Benfica në gusht të vitit 2018. Në janar të 2026-ës viti u largua përfundimisht nga Benfica drejt Luzern për 900 mijë euro, por aventura e dytë në Zvicër nuk zgjat shumë.
Në rang kombëtaresh, Bajrami ka luajtur me Zvicrën U18, Shqipërinë U19, Shqipërinë U21 dhe Kombëtaren shqiptare A, pasi të vendoste përfundimisht largimin te Zvicra, duke u lënë jashtë Botërorit 2026 nga këta të fundit.
