Murat Bajraj
Pas sezonit fantastik me Beltinci në ligën e dytë për nga rëndësia në Slloveni, qendërsulmuesi shqiptar Murat Bajraj ka kaluar te NK Aluminij Kidricevo në elitën e futbollit të Sllovenisë.
Për 25-vjeçarin, ky transferim, është hap i rëndësishëm në karrierë, ndërsa po dëshmon ngritje të “kurbës” profesionale.
Në edicionin që lamë pas, Bajraj shënoi 22 gola dhe dhuroi 4 asiste në 30 ndeshje të Druga Liga, (liga e dytë në Slloveni). Sipas “Transfermarkt”, kartoni i sulmuesit të mësipërm shkon në 225 mijë euro.
View this post on Instagram
Poll
