Futbolli është sporti më i dashur për Shqiptarët ku 78 përqind e tyre janë shprehur në një studim të UEFA se e ndjekin atë dhe se janë të angazhuar me futbollin.
Studimi i rendësishëm i UEFA Groë dhe kompanisë Nielsen u prezantua sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ku të dhënat e UEFA tregojnë se Shqipëria është vendi më pararojë në Europë për dashurinë për këtë sport.
1000 të anketuar nga UEFA Brenda territorit të vendit kanë nxjerë shifrat krahasuese mes vitit 2016 kur Shqipëria mori pjesë për herë të parë në një Europian, dhe vitit 2026, ku Shqëpëria arriti në fazën e play off për herë të parë në histori.
Në vitin 2016, mbështetja për futbollin ishte 65% ndërkohë që u rrit në 78 përqind në vitin 2026, që do të thotë se shqiptarët ia besuan argëtimin e tyre këtij sporti.
Sportet e tjera që ushtrohen në vend, sipas UEFA, mbeten shumë pas, me Volejbollin 20%, basketbollin me 15% ku në fakt mesatarja e vendeve evropiane është 21%; boksi 12%; noti 11%; motorsport 11 %; tenis 11%; atletika 8 përqind; shahu 7% e ciklizmi 7%.
Diferenca e mbështetjes dhe fansave të futbollit, krahasuar me sportet e tjera është e dukshme.
“Një entuziazëm të tillë për futbollin, nuk e kemi në të dhënat e shteteve të tjera” deklaruan zyrtarët e UEFA që erdhën në Tiranë enkas për të prezantuar këto gjetje.
Jo vetëm kaq, por të dhënat e UEFA treguan se shifrat janë rritur edhe mes të rriturve dhe fëmijëve, ku impresionuese sipas tyre, është rritja e ndjeshme tek fëmijët, çka sugjeron se futbolli do të mbetet për një kohë të gjatë si sporti më I dashur për shqiptarët.
Në vitin 2016, vetëm 18% e të rriturve thanë se e luanin futbollin, ndërkohë që në 2026, kjo shifër u dyfishua, në 34 përqind. Sa u përket fëmijëve, nga 27 % që ishte e dhëna e 2016, në 2026 arriti në 41 përqind të fëmijëve që duan të luajnë futboll.
Më pas, sporti I dytë që pëlqejnë shqiptarët është fitnessi, me 21%; në vend të tretë rradhitet volejbolli me 19 përqind të të rriturve; noti dhe në fund tenisi.
Ndryshon puna për fëmijët, ku përvec futbollit që e duan fëmijët në 41% në vend të dytë radhitet volejbolli, mandej, noti, basketbolli dhe në fund fitnessi.
65% e të rriturve deklaruan se kanë luajtur një sport në 12 muajt e fundit; e 79% është kjo shifër për fëmijët.
Raporti I UEFA është I gjatë e me shumë komponentë, çka sipas UEFA, do të ndihmojë FSHF në hartimin e politikave të ardhshme për të përmirësuar jo vetëm infrastrukturën, por edhe kompeticionin e brendshëm, ekipet kombëtare dhe vetë punën Brenda strukturave të FSHF.
