Vllaznia
Kevin Zefi ishte një nga emrat surprizë që u shfaq në stërvitje me Vllaznisë muaj më parë. Mirëpo, sulmuesi 21-vjeçar vendosi të largohej nga Shkodra dhe ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Irlandë.
Kevin Zefi
Pikërisht në ligën irlandeze, Zefi ka firmosur me ekipin e Sligo Rovers që militon në elitë. Me klubin në fjalë, talenti shqiptar ka firmosur një kontrata afatshkurtër, të vlefshme deri në fund të nëntorit të këtij viti.
Kujtojmë që 21-vjeçari e ka nisur karrierën pikërisht në Irlandë ku ka luajtur me St.Kevins Boys dhe Shamrock Rovers. Më vonë është aktivizuar për Inter U19 dhe Roma U19.
View this post on Instagram
Poll
