Igli Tare, SPAK dhe logoja e Milanit
Ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare ka lënë ambiantet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pas rreth gjashtë orëve ku dhe qëndroi përballë organit të akuzës, Tare ka dalë nga SPAK duke preferuar mos japë asnjë detaj për mediat që e prisnin jashtë.
Sipas raportimeve paraprake dyshohet se Tare është paraqitur në SPAK lidhur me dosjen “Balluku”.
Vetëm disa ditë më parë, ish-drejtori sportiv, u shkarkua nga klubi i Milanit, aty ku mungesa e rezultateve dhe blerjet e “dështuara” gjatë merkatove ia “faturuan” shqiptarit.
Poll
