Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Turi Çiklistik 2026" në Shqipëri, njoftohen rrugët që do të bllokohen për mbarëvajtjen e kësaj ngjarje në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
"Turi Çiklistik 2026" në Shqipëri, njoftohen
Foto ilustruese

Shqipëria do të mirëpresë prej ditës së sotme e deri më 22 maj Turin Çiklistik, i 83-ti që do të mbahet në vendin tonë, e ku do të marrin pjesë 20 skuadra pjesëmarrëse elitare nga Ballkani dhe Evropa.

Bëhet e ditur, se për të mbajtur sa më rigorozisht këtë turne, do të ketë bllokime në disa akse rrugore, duke filluar që prej orës 12:00.

“Starti” i Çiklistëve pritet të jetë nga Tirana për t’iu drejtuar Lezhës që shënon dhe fundin e garës.

Rrugët që do të bllokohen vijojnë si më poshë:  

Sheshi “Skënderbej”

Bulevardi “Zogu i Parë”

Rruga “Dedë Gjo Luli”

Rruga “Myslym Shyri”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Lekë Dukagjini”

Rruga “Ibrahim Rugova”

Bulevardi “Gjergj Fishta”

Unaza e Madhe

Autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.

 

Poll

Lexo gjithashtu