Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Spektakël mes 4 golave, Tirana mposhtet nga Kukësi në miqësore (REZULTATI)

Shkruar nga NEWSPORT
Spektakël mes 4 golave, Tirana mposhtet nga Kukësi në
Tirana

Tirana është mposhtur ditën e djeshme nga Kukësi, në një ndeshje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-3 në favor të verilindorëve.

Ndërsa pas sfidës para mediave ka folur edhe zv.trajneri i Tiranës, Sebino Plaku. Ky i fundit theksoi se mesazhi më i mirë i kësaj ndeshje ishte aktivizimi i lojtarëve të rinj, të cilët janë stërvitur me ekipin së fundmi.

“Shumë lojtarë të rinj janë stërvitur me ne gjatë tre ditëve të fundit. Ky është mesazhi më i mirë që mund të marrim nga kjo ndeshje. Futbolli është momenti ku ti shfaq potencialin tënd dhe ndeshjet janë testi më i mirë për këtë.

Tirana është prioriteti ynë. Kemi ardhur në një moment të vështirë dhe tani presim që gjërat të bëhen edhe më mirë se sezoni i kaluar. Por zyrtarizimi nuk më takon mua”, u shpreh zv.trajneri i “bardhebluve”, Sebino Plaku.

Poll

Lexo gjithashtu